Kuvendi i Maqedonisë ndryshimet në Kodin Zgjedhor përmes të cilave edhe zyrtarisht shtyhet afati për parashtrimin e listave për këshilltarë dhe listës për kandidatë për kryetarë komunash. Këtë hap qeveria e ndërmori me qëllim të siç tha të bind opozitën që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 24 marsit. Ndryshimet parashohin shtyrjen e afatit deri më 03 mars dhe përfshijnë vetëm zgjedhjet lokale, të 24 marsit. Propozimet morën mbështetjen e partive të mazhorancës dhe partive politike opozitare PDSH dhe RDK.
"Koalicioni qeveritar do ta mbështes propozimin me qëllim të vetëm që edhe një herë të kthejnë fokusin e opinionit në vend drejtë integrimeve euroatlantike dhe me këtë do të dëshmojmë që bëjmë çmos për të kthyer optimizmin euro-integruese dhe ftojmë edhe një herë LSDM-në që të marrë pjesë në këto zgjedhje lokale duke marrë para sysh rëndësinë jetike pranë së cilës ndodhet vendi. Dhe shpresojmë se kësaj kthese tonë, kësaj mundësie të cilën po e japim dhe shtrijmë dorën e afrimit dhe rikthimit në punimet e kuvendit dhe në veçanti që është me më rëndësi pjesëmarrja në zgjedhjet lokale 2013", tha Nexhati Jakupi, koordinator i grupit parlamentarë të BDI-së.
"PDSH do të përkrah këtë propozim për ti mundësuar që edhe opozita maqedonase të merr pjesë në këto zgjedhje. Njëkohësisht apelojmë deri te të gjitha institucionet relevante të vendit dhe ato ndërkombëtare, të gjitha të ndikojnë në mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike. Të gjithë jemi përgjegjës për organizmin e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike. PDSH-ja është e vetëdijshme për këtë gjë dhe mban pjesën e saj të përgjegjësisë dhe konform saj jemi konstruktiv për pjesën që na takon të krijojmë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike mirëpo fatkeqësisht, përgjegjësi kryesor për mbajtjen e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike është qeveria", deklaroi Bekim Fazliu, PDSH.
Pas kësaj seance të jashtëzakonshme të thirrur enkas për miratimin ndryshimeve në Kodin zgjedhorë, parlamenti do ti ndërpresë punimet deri në përfundimin e zgjedhjeve me arsyetimin që të mos keqpërdoret institucioni më lartë ligjvënës për marketing zgjedhorë. Bedri Rexhallari