Konventa e PS, Ayala: Beteja juaj është për zgjedhje të lira

Report TV 2015-08-21

Views 1

Luis Ayala, Sekretar i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, duke përshëndetur Konventën e Partisë Socialiste, tha:

"Ne kemi 170 qeveri të organizatës sonë, që qeverisin në mbarë kontinetin në mënyrë të sukseshme. Gjatë 20 viteve të fundit, në shumë vende të botës , si në vendin prej nga vij edhe unë, ka pasur një luftë thelbësore për të fituar demokracinë, por lufta thelbësore është e vetmja për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe patjetër ato që ju bëni, do të gjejnë jehonë tek familja jonë. E në fakt në këtë luftë, ne kemi qënë përkrah Edi Ramës, kemi qënë përkrah socialistëve shqiptarë. Në ato vende ku ne po qeverisim, arsyeja e dytë që kemi arritur demokraci, është se kemi arritur qeverisjen e mirë për popullin në një kohë kur kriza ka prekur shumë vende, përfshirë edhe SHBA-në. Në fakt ka pasur një origjinë dhe kjo krizë, tek ato gjera që ne kemi kundërshtuar, ndaj është një betejë që kërkon rregullim me jo më pak shpenzime, por me më shumë shpenzime për njerëzit.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form