VLORË - Kohët e fundit, bregdeti i Vlorës është bërë një vend turistik edhe për speciet që cilësohen të rralla për brigjet tona. Në të janë konstatuar 4 raste peshkaqenësh, të cilët janë kapur fare pranë brigjeve të detit.
Edhe pse ky është një fenomen, që peshkatarët e quajnë të rrallë, por edhe të rrezikshëm, "A1 Report" kontaktoi me Shefin e Inspektoriatit të Peshkimit, Reshat Xhelilin. Ai u shpreh se nuk duhet krijuar panik, pasi Vlora është një vend turistik dhe këto gjallesa nuk paraqiten të rrezikshme për njerëzit.
(ad.ti/shqiptarja.com)