LSDM-ja bojkoton, quan Jakimovskin qyqar

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Opozita maqedonase tani më ka zyrtarizuar bojkotin e zgjedhjeve lokale. Deri mbrëmë në mesnatë, kur ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave, LSDM-ja nuk ka paraqitur lista të kandidatëve. Vetëm Stevço Jakimovski, një prej njerëzve më të besueshëm të liderit të LSDM-së Branko Cërvenkovski, ka dorëzuar kandidaturën e tij disa minuta para skadimit të afatit edhe atë si kandidat i partisë serbe të Dragisha Miletiqit. Ky i fundit nga ana tjetër ka thënë se pavarësisht kësaj, ai si deputet do të dorëzoj mandatin e deputetit së bashku me deputetet e opozitës ditën e zgjedhjeve më 24 mars. Ndërkohë, LSDM-ja ka paralajmëruar përjashtimin e Jakimovskit nga partia, duke quajtur kandidimin e tij si akt qyqar dhe tradhtar.

"Vendimi i tillë i Stevço Jakimovskit është në kundërshtim me vendimin e partive nga "Aleanca për ardhmërinë" dhe për këtë shkak e cilësojmë si akt qyqar dhe tradhtar. Përkundër kësaj, në LSDM dhe opozitën e bashkuar edhe më tepër është forcuar uniteti për bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, vendim i cili është vetëm në interes të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj", thuhet në reagimin e LSDM-së.

Jakimovski vendimin e tillë e ka arsyetuar si të domosdoshëm për shkak të presionit nga të punësuarit në administratën e Komunës së Karposhit, ku ai është kryetar aktual.

"Kam menduar gjatë, me të vërtetë ishte vendim i rëndë, por vlerësoj se në këtë situatë, ankthi tek qytetarët, të punësuarit në administratën e komunës dhe gjithçka që është në komunën tonë janë më të fuqishme. Mendoj se me daljen në zgjedhje do të kontribuojmë që të vjen një atmosferë më e relaksuar, sepse mendoj se Karposhi duhet të ecë përpara", ka thënë Jakimovski.

Ndërkohë VMRO DPMNE-ja nëpërmjet kandidatit të tyre për kryetar të Komunës së Karposhit Jagnulla Kunovska ka përshëndetur kandidimin e Jakimovskit, duke e cilësuar si dëshmi se as anëtarësia e LSDM-së nuk mbështet Branko Cërvenkovskin.

"Dua të shpreh kënaqësinë time që do të kem kundër-kandidat nga radhët e LSDM-së, dhe që Stevço Jakimovski pranoi të kandidohet për Komunën e Karposhit. Kjo është dëshmi se politika humbëse e Branko Cërvenkovskit nuk pranohet as nga anëtarët e LSDM-së, as nga partitë tjera opozitare", deklaroi Jagnulla Kunovska, VMRO DPMNE.

Zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgiev ka shprehur keqardhjen e Qeverisë për bojkotin e zgjedhjeve nga ana e LSDM-së. Sipas tij, priten komentet e bashkësisë ndërkombëtare për të vlerësuar se si do të ndikojë kjo në procesin eurointegrues të vendit.

"Neve na vjen keq dhe në një farë mënyre jemi të dëshpëruar për shkak se parti të caktuara vendosën të mos marrin pjesë në këto zgjedhje lokale. Siç thashë disa herë kemi insistuar të përfshihen të gjitha partitë në këtë proces zgjedhor. Ndërsa sa i përket ndikimit të këtij vendimi për procesin e eurointegrimeve, do të presim periudhën e ardhshme të marrim komente nga ana e Komisionit Evropian dhe BE-së", tha Aleksandar Gjorgiev, zëdhënës i Qeverisë.

Gjorgiev gjithashtu u shpreh i prerë se da...

Share This Video


Download

  
Report form