'Monstra', Gjykata si dëshmi ofron literaturën fetare

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Procesi gjyqësor Monstra, ka vazhduar sot me prezantimin e dëshmive të cilat prokuroria i ka siguruar në fazën e hetuesisë. Si dëshmi për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, prokuroria ka prezantuar edhe literaturë fetare të cilat i ka gjetur tek të akuzuarit, gjatë bastisjeve të shtëpive të tyre. Ndaj këtyre dëshmive reaguan vet të akuzuarit si dhe avokati i tyre Naser Rauf, i cili dëshmitë i cilësoi si paushalle.

"Po janë prezantuar si dëshmi, unë nuk e kuptoj arsyen se përse është e ndaluar që ndokush të ruaje libra fetarë, literaturë fetarë, unë nuk e di përse janë prezantuar si dëshmi, ndërsa të njëjtat sot u prezantuan, unë nuk e shoh arsyen përse qenkan të ndaluar këta libra fetarë, literatura fetare", tha Naser Raufi, avokat.

Raufi tha se me prezantimin e provave të sotme, prokuroria po dëshmon edhe një herë se të gjitha dëshmitë e prezantuara nuk kanë lidhje me rastin për të cilin akuzohen klientët e tij.

"Deri tash gjitha dëshmitë e prezantuara nuk kanë lidhje me këtë rast, prezantohen dëshmi irelevante për këtë rast dhe nuk përmendet asgjë në lidhje me aktakuzën, këto dëshmi nuk kanë aspak lidhje me rastin për të cilin gjykohen të akuzuarit. Është evidente se edhe me këto dëshmi se të akuzuarit nuk janë fajtorë e krimit, pasi janë irelevante për këtë rast dëshmitë që u prezantuan nuk kanë lidhje me rastin, ato janë të marrë gjatë hetuesisë në shtëpitë e tyre. Nuk ka asgjë që ka lidhje me krimin", deklaroi Naser Raufi, avokat.

Avokati i të akuzuarit Rami Sejdi, Mitko Sollakov, reagoi ashpër ndaj dëshmive që trupi gjykues i paraqiti për klientin e tij, lista e thirrjeve telefonike. Ai tha se dëshmia e vetme me të cilën prokuroria e ngarkon Rami Sejdi janë thirrjet telefonike, andaj kërkoi që Gjykata të vërtetojë thirrjet e tij, kush i ka telefonuar dhe kujt i ka telefonuar ai, pasi si dëshmi jepen vetëm numrat, që në fakt sipas palës mbrojtëse nuk është provë për një aktakuzë të tillë. Sollakov tha se Rami Sejdi është një viktimë e këtij procesi dhe është i pafajshëm. Gjykata hodhi poshtë kërkesën e tij për të ndarë thirrjet telefonike. Në njërën nga seancat e ardhshme gjyqësore që do të mbahen më 13 dhe 15 shkurt, pritet të dëshmojë edhe dëshmitari i mbrojtur. Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës ngarkohen gjashtë persona, Fejzi Haziri, Haki Haziri, Agim Ismailoviq, Rami Sejdi, që ndodhen në paraburgim në Prilep e Manastir si dhe Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri të cilët janë në arrati. Shkëlzen Aqifi

Share This Video


Download

  
Report form