Bexheti: Rritja e borxhit publik fut vendin në krizë

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Borxhi publik i shtetit po rritet, dhe deri tani ka shkuar në 32.1% të prodhimit të përgjithshëm vendor. Krahasuar me janarin e 2012-ës, muaji dhjetor bartte një rritje prej 6 për qind. Ky është niveli më i lartë në 6 vitet e fundit të rritjes së borxhit. Për akademikun Abdylmenaf Bexheti, shqetësues është intensiteti me të cilin po rritet borxhi publik.

"Pritjet janë më shqetësuese për këtë vit dhe vitin që vjen, për shumë arsye, vitin e kaluar gjeneratori më i madh fiskal që ishte TVSH-ja realizoi një ramje prej rreth 10 për qind në vit, dhe kjo mund ta përshpejtoj intensitetin e financimit të shpenzimeve përmes huamarrjeve, qoftë ato ën tregun e brendshëm, qoftë në tregun e jashtëm. Në anën tjetër pritjet janë që megjithatë ekonomia gjithnjë më jolikuide, jolikuiditet në një farë mënyrë duhet ti pakëtoj drejtpërdrejtë dhe në mos mbushjen e buxhetit edhe nga burimet tjera siç janë tatimet e të ardhurave e kështu me radhë. Aspekti i tretë dhe brenga e tretë është se jemi në një vit zgjedhorë dhe s'dihet a do jetë një ciklës apo më shumë cikluse. Pra së paku këto tre arsye do ta intensifikojnë trendin e huamarrjes gjithnjë më të madhe dhe vendi mund të vij në një gjendje kritike nga ky aspekt", deklaroi Abdylmenaf Bexheti, akademik.

Nga ana tjetër, një pjesë e ekspertëve vlerësojnë se borxhet merren për projekte joproduktive që nuk hapin vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik. Konkretisht, shteti merr borxhe për përmendore dhe ndërtesa. Megjithatë, qeveria edhe më tej pohon se vendi është në mesin e shteteve që kanë nivelin më të ulët të borxhit publik, e madje edhe përpara shumë vendeve nga vetë Bashkimi Europian. Sipas qeverisë, Maqedonia është ende larg vijës së kuqe, me borxh publik në masën 40 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Vendor.

"Asnjëherë ata se kanë treguar realishtë se sa është ngarkesa më borxh, po jo e borxhit të skaduar dhe borxhit të evidentuar statistikisht, po vetëm të borxhit faktik i cili akoma ato e konsiderojnë virtual, por ai është faktikë, siç janë detyrimet e parealizuara, detyrimet e pa-skaduara, detyrimet e paevidentuara me kërkesë të qeverisë. Dhe këta janë nga sektori i ndërtimtarisë që bëjnë investime të mëdha publike të cilët situacionet dhe kërkesat për arkëtim i dërgojnë zakonisht shumë më vonë. Pra ka edhe një potencial të madh të detyrimeve latente që qeveria nuk e tregon asnjëherë por vetëm me formulime të tilla relative mundohet të tregoj se megjithatë ja jemi larg një vije të kuqe siç ato e quajnë", tha Abdylmenaf Bexheti, akademik.

Edhe ky vit filloi me marrjen e borxhit të ri në vlerë prej rreth 300 milionë eurosh. Ligjin për huamarrje, deputetët e shumicës qeveritare nga VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja e votuan pa prezencën e opozitës në Kuvend, pasi paraprakisht edhe buxheti për këtë vit u miratua në të njëjtën mënyrë. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form