Tetovë, të punësuarit në 'NP Ujësjellësi' hyjnë në grevë

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Pas protestave të punëtorëve të higjienës në kuadër të Ndërmarrjes Publike Komunale, nga dita e sotëm në grevë kanë hyrë edhe punëtorët e repartit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Ata thonë se protesta do të vazhdojë deri në pagesën e katër rrogat e mbetura.

"Ne protestojmë shkaku se nga i dhjeti muaj jemi pa rroga, pa bona për spitalin dhe pa pagesë të stazhit të punës. Ne kërkojmë deri në janar të na jepen komplet rrogat, përndryshe nuk do nisemi në punë edhe me pas defekte në qytet apo kanalizim të zënë po doli njeri të punoj do e largojmë nga puna vet ne punëtorët".

"Jemi tani katër muaj pa rrogë pa bona shëndetësie,të dhëna ka hyrje dalje ka se ku shkojnë parat nuk e dimë, shitoret u shitën".

"Do bëjmë grevë derisa të na japin dy rrogat e fundit, në punë nuk do dalim, i ka ardhë fundi më nuk na japin asgjë".

Hedhja e tyre në grevë vjen pasi drejtuesit e NPK-së përveç premtimeve nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për pagesën e rrogave të mbetura.

"Biseduam me drejtorin na tha deri të premten do ju jap rrogë, nëse nuk u jap rrogë e marr çantën dhe shkoj në shpi. Tash ai duhet të marr çantën dhe të shkoj në shtëpi. Deri tani na ka premtua nja 70 herë".

"Ishim ditën e hënë të drejtori, na premtoi deri të premten dhe rrogat nuk na dha premtimi shkoj huq. Dalin nëpër media thonë se rrogat i kemi marrë rrogat nuk janë askund. Qytetarët paguajnë në rregull, por ku shkojnë mjetet nuk e dimë".

Televizioni Alsat, tentoi sot që të merr prononcimin e drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunale Ajet Murati, por i njëjti nuk iu përgjigj thirrjes sonë.

Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form