TIRANE- Mbetet e tensionuar situata në veri të Kosovës ku serbët që banojnë atje mbajnë të bllokuar rrugët për të penguar kalimin drejt pikave doganore kufitare me Serbinë. Zëdhënësi i policisë së Mitrovicës, Besim Hoti në një intervistë telefonike për TV A1 REPORT informoi sot në mëngjes se serbët kanë bllokuar rrugët në Leposaviç dhe Zubin Potok. "Protestuesit kanë bllokuar punonjësit të lëvizin në kufi. Ata kanë bllokuar rrugët në Leposaviç dhe Zubin Potok. Serbët janë kundër zbatimit të marrëveshjes për doganat"- tha Besim Hoti.
(ad.ti/shqiptarja.com)