Pas takimit drejtoresha Kita ka deklaruar se me mitropolitin ka diskutuar për shqetësimet që shkaktoi premiera "Shën Maria e Beratit" tek besimtarët ortodoksë. Drama do të vihej sërish në skenë në fundjavë, por Kita thekson se dhe reagimit që pati në publik do të rishikohet vazhdimësia e saj.
"Biseduam me mitropolitin për shqetësimet që shkaktoi premiera jonë tek disa besimtarë ortodoks dhe sigurisht, që kjo është një cështje e ndjeshme dhe delikate. Dua t'u them që nuk ka një prononcim apo deklaratë zyrtare të mitropolisë deri në këto momente që ne po flasim sëbashku. Për të respektuar sensibilitetin që ka shkaktuar shfaqja ne do ta rishikojmë vazhdimësinë e saj."
(ad.ti/shqiptarja.com)