Kriza politike, nesër takim mes Gruevskit dhe Cërvenkovskit

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kryeministri Nikolla Gruevski ftoi Cërvenkovskin në takim liderësh. Në letrën që numri 'një' i qeverisë ia dërgoi liderit të opozitës maqedonase qëndron se Cërvenkovski së bashku me bashkëpunëtorët e tij ftohet nesër në orën 13:30 në Klubin e Deputetëve për të diskutuar mbi çështjet politike aktuale.

"Takimi është në kontekst të sfidave që ka shteti, dhe të cilat kërkojnë shqyrtim të përgjegjshëm dhe serioz si dhe vëmendje e mbrojtje të interesave shtetërore. Maqedonia në kuadër të procesit të tij të zhvillimit është ballafaquar mes sfida të ndryshme, të cilat me qasje të mençur dhe të përgjegjshme ka arritur ti kapërcejë, dhe të bëhet akoma më e fuqishme", thekson Gruevski në letrën e tij.

Nuk vonoi as përgjigja e Cërvenkovskit. Lideri i opozitës pranoi ftesën e kryeministrit të cilën e kumtoi gjithashtu në formë të shkuar.

"LSDM në periudhën e kaluar disa herë theksoi veçanërisht për shkak të situatës së re që u krijua, se janë të domosdoshme përpjekje për të dalë nga kjo situatë përmes arritjes së marrëveshjes politike e cila do ta kthejë Maqedoninë në drejtimin e duhur.
Prandaj, të ndërgjegjshëm për krizën e thellë politike në të cilën gjendet vendi pas ngjarjeve të pahijshme që ndodhën më 24 dhjetor, me qëllim të krijimit të ambientit për integrime të suksesshme për BE dhe NATO, e pranoj ftesën Tuaj", theksohet ndër të tjera në letrën e Cërvenkovskit.

Kreu i LSDM-së përveç ftesës për takim shpreson se tek kryeministri ekziston vullneti politik për të krijuar bashkërisht të gjitha parakushtet për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, si një nga kushtet kryesore për normalizimin e marrëdhënieve dhe kthimin e besimit tek institucionet. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form