Përdorimi i shqipes, Koce Trajanovski vazhdon të heshtë

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski sot përsëri refuzoi t'i përgjigjet pyetjes së Televizionit ALSAT-M rreth anashkalimit të shqipes në institucionet që janë në kompetencë të tij. Pjesa më e madhe e tyre, siç edhe kemi raportuar javëve të kaluara nuk rrespektojnë ligjet që parashohin dy gjuhësinë, gjegjësisht përdorimin e shqipes në nivel të qytetit të Shkupit.

z.Kryetar, një pyetje rreth...

'Jo, faleminderit...', u përgjigj Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit

Drejtori i Ndërmarrjes Publike 'Ujësjellësi dhe Kanalizimi, Stojan Srbinovski sot nëpërmjet linjës telefonike premtoi se gjatë ditës së nesërme do të dalë me deklaratë dhe do të sqaroj arsyet pse ai dhe institucioni që drejtojnë nuk respektojnë gjuhën shqipe edhe pse ligji dhe Kushtetuta e garanton atë!

Ndërkohë, Alsat-M sot tentoi të kontaktoj përsëri drejtorët e dy ndërmarrjeve tjera publike që nuk respektojnë dy gjuhsinë, atë të 'Parqe dhe Gjelbërime, Dushan Aviroviq dhe 'Parkingu i Qytetit-Shkup', Borçe Jakimovski, por tentativat tona për të marrë qëndrim nga ata ishin të kota.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike 'Parqe dhe Gjelbërime', Dushan Aviroviq, përveç mosrespektimit të dygjuhësisë në tabelën hyrëse të institucionit të tij, ai edhe ueb-faqen e ka vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik. Ndërkohë e njëjtë është situata edhe në Ndërmarrjen Publike 'Parkingu i Qytetit-Shkup' drejtor i së cilës është Borçe Jakimovski. Atje e vetmja fjalë që mund të lexohet shqip është në ueb-faqen e tyre, në pjesën e logos së ndërmarrjes , ku është shkruar me shkronja të vogla emri i ndërrmarjes 'Parkingu i Qytetit-Shkup' dhe gjithçka tjetër është vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.

Pas senzibilizimit në Alsat-M të anashkalimit të shqipes nga ndërmarrjet publike në Shkup të premten e kaluar, Lëvizja Qytetare 'Zgjohu', ngriti padi për drejtorët Dushan Aviroviq të ndërmarrjes publike 'Parqe dhe Gjelbërime', Borçe Jakimovsk, drejtori i ndërmarrjes 'Parkingu i Qytetit-Shkup' dhe Stojan Srbinovski i Ndërmarrjes Publike 'Ujësjellësi dhe Kanalizimi' të cilët për shkelje të ligjit për përdorimin e gjuhëve mund të dënohen deri në 5 vjet burg në bazë të nenit 138 të Kodit penal. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form