LSDM i përgjigjet VMRO-s për branitellat

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Në protestën e sotme, opozita iu kundërpërgjigj VMRO-DPMNE-së për akuzat e djeshme, se LSDM është ajo që pengon miratimin e ligjit për 'branitellat'. Sipas tyre, këto akuza nuk mbajnë pasi VMRO-DPMNE 6 vite është në pushtet dhe se deri tani ka mundur ta mbyll këtë çështje. Edhe kjo akuzë e partisë së Gruevskit nuk do të ketë sukses, vlerëson opozita pasi ky ligj është marrëveshje mes partnerëve të koalicionit. Edhe sot në mesin e protestuesve ishin shumica e deputetëve dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve. Për opozitën nuk është me rëndësi numri i protestuesve por vetëm tërheqja e vëmendjes së opinionit për kërkesat e opozitës.
"Ne jemi të bindur se ekziston marrëveshje mes VMRO-DPMNE dhe BDI që të mos miratohet ai ligj...edhe sikur opozita të kthehet në parlament sërish mbesin për shqyrtim 15 mijë amendamente për të cilat nevojitet më shumë se 10 vjet. Me këtë rast i bëj thirrje udhëheqësisë së VMRO DPMNE-së, të zbatojë taktikën e njëjtë dhe strategjinë që praktikuan gjatë miratimit të buxhetit; respektivisht le t'i shkelin sërish rregullat e parlamentit pasi i pamë se sa të fuqishëm janë kur bëhet fjalë për fonde, dhe diçka që atyre u përgjigjet, dhe në atë mënyrë ta miratojnë këtë ligj, me të cilin edhe ashtu nuk do të ketë kurrfarë efekti ndaj 'branitellave'", tha Stojançe Angelov, kryetar i 'Dinjiteti'. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form