Fal sensibilizimit të anashkalimit të gjuhës shqipe nga NTP-Shkup, nga java e ardhshme në autobusët e kësaj ndërmarrje fillon aplikimi i gjuhës shqipe. Fillimisht vetëm në një autobusë thotë drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Misho Nikollov dhe sistematikisht numri i tyre do të rritet. Ai nuk pati përgjigje pse gjuha shqipe menjëherë nuk fillon të aplikohet në të gjithë autobusët edhe pse kjo është obligim ligjor duke pas parasysh se gjuha shqipe në nivel të qytetit të Shkupit është gjuhë zyrtare.
"Shërbimet inxhinierike në NTP-Shkup po punojnë që të tejkalohet ky problem, së shpejti do të dalim me një zgjidhje d.m.th ndoshta edhe gjatë javës së ardhshme do të fillojmë të shfrytëzojmë edhe gjuhën shqipe në autobusët tanë. Normalisht nuk do të mundemi menjëherë që në të gjitha autobusët të bëjmë këtë por do të nisim me një autobusë dhe sistematikisht do të rrisim numrin e autobusëve që do të kenë tabela edhe në shqip", deklaroi Misho Nikollov, Drejtor i NTP, Shkup.
Pavarësisht këtij paralajmërimi për zgjidhjen e problemit, kjo nuk e amniston drejtorin Nikollov i cili deri tani ka shkelur ligjet dhe nëse paditet ai duhet dënuar me 3 muaj deri në 6 vjet burg.
Tema të cilën e ngriti ALSAT-M për anashkalimi e shqipes nga NTP-Shkup ishte në rend dite edhe në mbledhjen e këshillit të qytetit të Shkupit. Përplasje të mëdha kishte mes këshilltarëve të PDSH-së që futën në rend dite këtë pikë dhe atyre të BDI-së. Idriz Orana nga PDSH tha se nuk është vetëm NTP-Shkup që nuk respekton gjuhën shqipe, por 90 për qind e ndërmarrjeve dhe institucioneve publike në këtë qytet..
"Rasti më i freskët është në drejtorinë për transport publik por nuk është e vetmja ndërmarrje publike, Aty gjuha shqipe po nëpërkëmbet ndërsa përfaqësuesit e BDI-së po thonë se me rëndësi është që kemi ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, gënjeshtër e kulluar, pasi nuk kemi ligj për gjuhën shqipe, por ligj për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike", tha Idriz Orana, këshilltarë i PDSH-së në Qytetin e Shkupit.
"Unë e kisha këshilluar koordinatorin e PDSH-së që atë fjalim të përdorë tash shansin e ka në zgjedhjet lokale dhe ndoshta ndonjë qytetar do të bind se ajo është ashtu mirëpo unë jam thellë i bindur se ajo nuk ka lidhje me atë që e fletë pasi pikërisht BDI ishte ajo parti që gjuhën shqipe e bëri gjuhë zyrtare, respektivisht kategori kushtetuese", u shpreh Qemal Musliu, këshilltarë i BDI-së në Qytetin e Shkupit.
"Më duket një citat është i Teki Dervishit, një shkrimtar, eseist dhe kritik letrar i cili thonte, në Bashkimin Sovjetik ekzistojnë spitale speciale për shpëlarjen e trurit, gjegjësisht ato sy të cilët shohin pamje të deformuara. Unë i them ja ku e ke rastin, nuk respektohet gjuha shqipe, e ke rastin tjetër ku përsëri nuk respektohet shqipja, e ke këtë shkollë që nuk respekton gjuhën shqipe dhe zotëriu del dhe thotë jo kemi bërë diçka për rrugët e ku e di unë çka", u shpreh Idriz Orana, këshilltarë i PDSH-së në Qytetin e Shkupit.
"Ne kemi disa rezultate mirëpo edhe v...