Kërkohet një djalë ose vajzë ujk!

alsatmtv 2015-08-21

Views 5

Një lajmërim i çuditshëm për punë është postuar në uebsajtin e punësimeve të qeverisë britanike, me titullin 'Kërkohet një djalë ose vajzë ujk'. Cirku i horronit kërkon një person që vërtetë të vuajë nga hipertrikosisi që shkakton rritje jo normale të qimeve në trup dhe fytyrë. Kandidatët duhet t'i kenë qimet origjinale, dhe jo false, përndryshe nuk do të pranohen. Këtë post në cirk, aktualisht e mban meksikani Xhizës Aceves, i cili e ka fytyrën të mbuluar të gjithën me qime. Numrat e tij përfshinin edhe ecjen mbi shpata si dhe futjen e lugës në hundë. Por cirku u detyrua të shpallte këtë vend pune, pasi zyrtarët e emigracionit u ankuan se përse duhet të jetë një i huaj për këtë rol,dhe nuk është gjetur një britanik. Direktivat e reja të imigracionit kanë rregulla strike ndaj punësimit të të huajve, dhe kompanitë duhet të përpiqen të punësojnë sa më shumë vendas. Doktor Haze, i cili ka themeluar Cirkun e Horrorit nuk mund ta besojë presionin nga autoritetet e emigracionit. Ai thotë se në gjithë botën, vetëm 50 persona vuajnë realisht nga sindroma e Hipertrikosisit. Por, cirkut, përveç sindromës së tillë, i duhet një person që ka aftësi cirku për këtë rol.
Kushtet ishin akoma më specifike. Personi duhet të kishte minimumi 60 mijë qime në fytyrë, dhe ato t'i ngjiten me flokët. Por, ashtu siç edhe pritej, askush nuk u paraqit për vendin e punës. Meksikani që mban aktualisht këtë rol, ndihet i sigurt se nuk ka për ta humbur punën, edhe pse autoritetet i kanë dhënë certifikatë punësimi prej tre muajsh

"Ka vetëm 50 ekzemplarë të tillë në botë, dhe unë jam një prej tyre, kështu që nëse në Angli ka ndonjë të tillë, le ta fitojë vendin e punës, në fund të fundit, këto janë rregullat, dhe çdo kush ta të drejtë të punësohet", tha Xhizës Aceves, 'njëri ujk' në cirkun e horronit.

"Ju e dini fare mirë se nga vijnë më së shumti artistët. Akrobatët më fantastikë vijnë kryesisht nga Mongoli, kërcyesit në litar vijnë nga Rusia, balancuesit e peshave vijnë nga Hungaria.... ndërsa nga Meksika vijnë njerëzit ujq. Vetëm 50 ka të tillë në botë, dhe shumica e tyre janë nga Meksika", tha Doktor Haze, themelues i Cirkut të Horrorit


Puna e tillë në cirk nuk është aspak e lehtë, ajo përfshinë udhëtimet nëpër gjithë Britaninë dhe nuk paguhet gjithmonë mirë. Një njëri ujk mund të fitojë deri në 350 euro maksimumi. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form