Ndryshime ligjore, për mbrojtje në punë

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Shteti do t'i rregullojë çmimet të cilat personat e autorizuar profesional u paguajnë firmave për shërbime të ndryshme në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në punë. Qeveria vendosi për këtë hap pasi u vërtetua se personat e autorizuar personal kanë manipuluar me çmimet, ose së bashku janë pajtuar për çmime shumë të larta ose për një shërbim janë paguar çmime të ndryshme. Dhe e gjithë kjo në dëm të firmave që kanë detyrim ligjor të marrin shërbime nga personat e autorizuar profesional nga kjo fushë.

"Njëkohësisht me ndryshimet e ligjit do të tejkalohen edhe problemet në konkurrencën jo lojale mes vetë personave të autorizuar profesional, do të rritet cilësia e shërbimeve që i bëjnë personat e autorizuar profesional dhe të njëjtat do jenë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të inspektimit, ndërsa nga ana tjetër, punëdhënësit do marrin shërbime më cilësore", deklaroi Spiro Ristovski, ministër i punës dhe politikës sociale.

Pas miratimit të tarifës së çmimeve personat e autorizuar profesional duhet patjetër të punojnë në bazë të saj, e nëse veprojnë ndryshe, do u merret leja e punës. Aktiviteti i tyre do të kontrollohet nga Inspektorati shtetëror i punës. Ndryshimet që i bën qeveria, janë në drejtim jo vetëm të uljes së shpenzimeve të kompanive, por para së gjithash për mbrojtjen e punëtorëve, thonë nga Ministria e punës dhe politikës sociale. Sipas statistikës, vitin e kaluar për shkak të lëndimeve në punë, në Maqedoni ka pasur 10 raste të vdekjes së punëtorëve, numër që në krahasim me vitet e kaluara, ka shënuar rënie. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form