'Shqipja' në autobusët urban, vetëm me pagesë

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Arsyetimet e drejtorit të NTP-së se shkaktar për mospërdorimin e gjuhës shqipe në autobusët urban është softueri, bien në ujë. Gjuha shqipe mund të përdoret në autobusët e ndërmarrjes, por vetëm nëse paguani me para. Fenomenin më së miri e ilustron edhe festimi i ditëlindjes së një 9 vjeçari shqiptarë nga Shkupi para 6 muajve në një autobus dykatësh të kësaj ndërmarrjeje i cili gjatë kohës për sa ishte edhe i paguar që ti shëtis fëmijët nëpër qytet, në tabelat elektronike, gjegjësisht softueri i tij shkruante edhe shqip.

Ndërkohë, gjuha shqipe dje u anashkalua sërish gjatë prezantimit të autobusëve të rinj të Ndërmarrjes së Transportit Publik, madje edhe në sy të kryeministrit Gruevski. Në autobusët e rinj, asnjë shenjë orientuese nuk ekziston në gjuhën shqipe. Drejtori i NTP-së Misho Nikollov vazhdon të arsyetohet se faji për mos përdorimin e gjuhës shqipe në autobusët e tij është softueri, dhe jo udhëheqësia apo ai si udhëheqës i i kësaj ndërmarrjeje.

"Për momentin NTP-Shkup po shqyrton mundësitë, na nevojiten ndryshime të softuerit, nuk mund të precizojë saktë se deri kur do të ndryshojë i njëjti, por së shpejti do të kemi ndryshime në këtë sferë dhe në autobusët tanë informatat do të jenë edhe në gjuhën shqipe, gjithashtu për momentin po punojmë edhe në vendosjen e stacioneve të reja të autobusëve, është firmosur marrëveshje, po punohet në tabelën që do të qëndrojë në çdo stacion autobusi dhe në të do të ketë informata për linjat e autobusit të NTP-së dhe të njejtat do të shkruhen edhe në shqip, d.m.th do të respektohet ligji", deklaroi kohë më parë Misho Nikollov, drejtor i NTP-së Shkup.

Megjithatë, për mosrespektim të dispozitave ligjore në fuqi personat zyrtarë mund të dënohen mund të dënohet deri në 5 vjet burg edhe atë në bazë të nenit 138 të Kodit penal i cili thotë:

Paragrafi 1 - ai që do t'ia marrë ose kufizojë qytetarëve të drejtën e garantuar me kushtetutë, ligj, apo marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare për përdorimin e gjuhës dhe shkrimin, do të dënohet nga 3 muaj deri në 3 vjet burg.

Paragrafi 2 - Nëse vepra e paragrafit 1 kryhet nga personi me detyrë zyrtare, ai do të dënohet me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet.

Ndryshe, nga prokuroria thonë se deri tani, askush nuk ka ngritur padi ndaj drejtorit Nikollov. Në rast të konkretizimit të padisë, e cila mund të ngrihet edhe nga qytetari i thjeshtë, ai do të ndiqet penalisht. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form