Policia po punon për zbardhjen e motiveve të vrasjes së trefishtë që ka ndodhur mbrëmë në Kisella Vodë të Shkupit. 34 vjeçari Kirill Ristevski ka vrarë të fejuarën, Violeta Talevska, një vajzë tjetër akoma të paidentifikuar dhe më pas ka vrarë veten. Gjysmë orë pas aktit, policia ka gjetur të vrarë, në veturën e Ristevskit vajzën tjetër kurse më vonë edhe trupin e pajetë të vet Ristevskit. Mësohet se çifti ishte fejuar vetëm një natë para vrasjes. Dy vajzat sipas policisë, janë vrarë me të njëjtën armë, të cilën Kiril Ristevski e ka pa poseduar me leje.
"Menjëherë pas ngjarjes policia ka dal në vendin e krimit ku janë marrë gjitha masat për hetimin e rastit dhe mbledhjen e gjitha gjurmëve dhe informatave. Gjysmë ore më vonë në afërsi të banesës ku është kryer vrasja është gjetur vetura e të dyshuarit në të cilën u gjet dhe trupi i pajetë i një femër akoma të paidentifikuar. Pas disa orëve në oborrin e shkollës 'Krume Kepevski' është gjetur me një plumb në kokë trupi i Ristevskit afër tij dhe pistoletën me të cilën ka kryer vetëvrasjen dhe me gjasë vrasjen e dy femrave. Armën Ristevski e posedonte me leje", tha Ivo Kotevski zëdhënës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Alsat-M