Besoj se Maqedonia do të jetë atje ku e meriton të jetë. Prandaj të gjithë së bashku t'i arrijmë standardet dhe vlerat më të larta", kështu theksoi presidenti Ivanov, në fjalimin e tij me rastin e fund-vitit. Ai theksoi se ata që kanë marrë besimin nga populli duhet të angazhohen që edhe vitin e ardhshëm të punojnë për jetë më të mirë, për të gjithë ne. Megjithatë, le të jenë dëshirat reale, që të mund të realizohen", theksoi presidenti Ivanov për të shtuar se viti që po lëmë pas ishte i plotësuar me shumë pritje dhe shumë sfida.
"Këto janë kohëra kur idetë e mëdha dhe projektet e mëdha kalojnë nëpër periudha të krizës. Ne nuk jemi imunë ndaj gjithë asaj që ndodh në botë edhe planin ekonomik edhe në atë politik. Këto momente festive, janë momente, kur na bashkon shpresa. Dallimet dhe ndarjet nuk guxojnë të na tërheqin nga interesat shtetërore dhe qëllimet strategjike. Kemi nevojë që Republika e Maqedonisë të jetë e bashkuar, e suksesshme dhe të jetë me prosperitet...Me optimizëm dhe forcë, mirëkuptim, dinjitet dhe nderë dëshiroj që të hyjmë në vitin 2013. Vetëm kështu do ti arrijmë qëllimet tona. Unë besoj se Republika e Maqedonisë do të jetë atje ku meriton të jetë", deklaroi Gjorge Ivanov, President i RM-së. Alsat-M