Zeqiri: 'Buxheti, kulm i diskriminimit financiar të shqiptarëve'

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kulmi i diskriminimit financiar të shqiptarëve, kështu e ka cilësuar buxhetin e vitit 2013, deputeti Izet Zeqiri sipas të cilit propozimi i miratuar do të jetë indikator i fortë i migrimit të shqiptarëve nëpër Evropë, pasi në zonat e banuara me shqiptar nuk do të ketë investime dhe si rrjedhojë e kësaj edhe vende të reja pune. Sipas Zeqirit, buxheti i vitit 2013 do jetë i mirë vetëm për mbulimin në tërësi të borxheve që shkaktoi projekti 'Shkupi 2014'.

"Ky buxhet është refleksion i tendencave permanente të VMRO-së, që i ndan qytetarët ne ato të rendit të parë ku bëjnë pjesë vetëm ata të VMRO-DPMNE-së dhe të rendit dytë ku bëjnë pjesë shqiptarët dhe të tjerët. Ajo që do presim prej këtij buxheti është se do kënaqen pushtetarët se do i shlyejnë të gjitha borxhet e 'Shkupit 2014' apo edhe përmendore të reja. Buxheti i vitit 2013 shqiptarëve do iu sjellë varfëri, papunësi nënshtrim dhe bredhje nëpër rrugët e Evropës për një perspektivë më të mirë", Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

Sipas Zeqirit, analiza e buxhetit të vitit të ardhshëm rezulton se shqiptarët nuk do mund të realizojnë më shumë se 3 apo 4 për qind nga investimet kapitale, ndërsa nënvizon edhe faktin se sivjet ka rënie të buxhetit për shqiptarët nga a i vitit të kaluar për më shumë se 30 për qind.

"Është e paimagjinueshme që në këto kushte ku nga 2.7 miliardë euro që realizohen në vitin 2013, nga të cilat shqiptarët mbushin mbi 30 për qind të arkës shtetërore apo vetëm diaspora që sjellë mbi 1 miliardë euro në vit, dhe ne të kemi një pozitë të tillë diskriminuese në realizimin e investimeve kapitale tek shqiptarët, është e papranueshme. Ne e lëshuam shansin që patëm si shqiptarë për ta marrë hisen tonë dhe të kushtëzojmë sepse ato të drejta që ne i fituam me Marrëveshjen e Ohrit pa para nuk realizohen", tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

Ndryshe, deputeti Zeqiri nuk mori pjesë në miratimin e buxhetit ndërsa partia e tij RDK ka vendosur që të braktisë punimet e institucionit derisa nuk ndërmerren veprime politike racionale për të tejkaluar situatën e rëndë politike në vend. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form