TIRANE - Mijëra besimtarë në Shqipëri dhe mbarë botën festojnë sot lindjen e Krishtit, festën më të madhe dhe më të rëndësishme të krishtërimit. Në Tiranë, ashtu si çdo vit, katolikët kremtuan në mesnatë meshën e Krishtlindjes në katedralen e "Shën Palit". Mesha u mbajt nga Imzot Rrok Mirdita dhe ishin të pranishëm qytetarë, të ardhur edhe nga qytete të tjera por dhe njerëz të poltikës, kulturës dhe artit. Ndërsa besimtarët ortodoksë mbajtën meshën sot në mëngjes në orën 06:00, në katedrale. Ortodoksët kanë qëndruar për disa orë duke kryer edhe ritet përkatëse të festës. Krishtlindja është festa me e rëndësishme e të krishterëve. Ajo festohet çdo vit me 25 dhjetor, ditën kur besohet se lindi Jezu Krishti. Zyrtarisht këtë feste ë e kremton edhe komuniteti protestant, që njihet me emrin Vëllazëria Ungjillore.
(ad.ti/shqiptarja.com)