Profesionet më të kërkuara gjatë festave të fund-vitit

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Gjatë festave të Vitit të Ri disa njerëz festojnë, por, të tjerët pikërisht atëherë më së shumti punojnë. Gazeta britanike "Daily Telegraph" i ka publikuar dhjetë profesionet më të kërkuara gjatë festive të Vitit të Ri. Vendin e parë e zë dizajner i bredhave, i cili është përgjegjës për shitoret e mëdha, kompanitë dhe vendet publike ku stolisen bredhat. Në vend të dytë është DJ i festave të Vitit të ri, i cili duhet të din të kombinon muzikën aktuale të klubit me këngët tradicionale të vitit të ri. Kuzhinieri për përgatitjen e tosteve të vegjël dhe të gjitha llojeve të ushqimeve të ëmbla dhe të njelmëta që përgatiten për festat dhe koktejet e vitit të ri renditet në vendin e tretë ndërsa pas tij vjen udhëheqësi i drerëve, të cilët shfrytëzohen për lëvizjen e Babadimrit në vendet skandinave. Vendi i pestë është rezervuar për mjekun amë, një profesion nga i cili shumë njerëz kanë dobi gjatë festive të Vitit të Ri. Në vend të gjashtë bëjnë pjesë njerëzit e specializuar për heqjen e puplave të pulave dhe ushqimeve tjera që begatojnë tryezën e vitit të ri. Pas tyre vjen profesioni i kuzhinierit kryesor, i cili përgatit darkën e Vitit të Ri për tërë familjen. Në vend të tetë sipas gazetës "Daily Telegraph" radhitet shoping agjenti për të rritur në shitoret e mëdha dhe qendrat tregtare. Në Britani të Madhe, për shembull, me këtë punë mund të fitohen 200 stërlina në ditë nëse ju ndihmon njerëzve të zgjedhin dhuratat më të përshtatshme për festat e fund-vitit. Vendi i nëntë i takon organizatorëve të mbrëmjeve të vitit të ri, ndërsa vendi i dhjetë është për xhuxhin i cili i ndihmon Babadimrit për përgatitjen e dhuratave gjatë ahengjeve të ndryshe. Është interesant se në listë nuk ndodhen profesioni i Babadimrit ose borëbardhës, pastaj i gazetarëve, të cilët e përcjellin atmosferën e Vitit të Ri, ose zjarrfikësit, të cilët shumë shpesh janë të thirrur të intervenojnë gjatë kohës së festave për shkak të zjarreve të shkaktuara nga mjetet piroteknike. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS