Askush nuk çanë kokën kur zyrtarë kuadro maqedonas ose më mirë thënë nga partia në pushtet VMRO PMNE shkelin kodin penal dhe nuk respektojnë ligjet. Prokuroi publik i Shkupit, Marko Zvrlevski i cili është më i thirruri në këtë rast, në linjë telefonike për Alsat M theksoi se nuk ka dijeni për rastin konkret të mosrespektimin të dygjuhësisë në transportin urban në Shkup por nuk përjashtoi mundësin e ngritjes së padis ndaj secilit zyrtarë nëse rasti denoncohet nga qytetarët e Shkupit. Drejtori i ndërmarrjes Publike të Transportit Misho Nikollov i kontaktuar nga ALSAT M thotë se nuk ka ndërmend të prononcohet për mospërfilljen e gjuhës shqipe në autobusët urban, tabelat që tregojnë oraret e tyre, por edhe biletat që jepen vetëm se në gjuhën maqedonase. Kodi penal i Maqedonisë parasheh masa të rënda ndëshkimi pikërisht për ata zyrtar që nuk përfillin gjuhët zyrtare. Neni 138 i kodit penal është decid:
Paragrafi 1 - Ai që do t'ia marrë ose kufizojë qytetarëve të drejtën e garantuar me kushtetutë, ligj, apo marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare përdorimin e gjuhës dhe shkrimit, do të dënohet nga 3 muaj deri në 3 vjet burg.
Paragrafi 2 - Nëse vepra e paragrafit 1 kryhet nga personi me detyrë zyrtare, ai do të dënohet me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet.
Eksperti juridik Osman Kadriu thekson se prokuroria ka argumente të mjaftueshme dhe nuk ka kurrfarë pengesë për të filluar procedurën për rastin konkret.
"Në rastin konkret nëse prokurori i shtetit është i njoftuar, ka dijeni ai procedurën duhet ta zhvilloj sipas detyrës zyrtare t'i mbledh materialet e nevojshme dhe në bazë të tyre në qoftë se ka nevojë për hetuesi do të kërkoj hetuesi nëse ka material të mjaftueshme që të ngrejë aktakuzë të drejtpërdrejtë . Do të inicioj në rastin konkret aktakuzë të drejtpërdrejtë dhe më tutje procedura duhet të përfundoj në gjykatën themelore të Shkupit 1 dhe të fitoj epilogun e fundit gjyqësor. Në rastin konkret unë jam i mendimit se prokuroria ka dijeni ka materiale të mjaftueshme dhe duhet të filloj me procedurën për ndjekje penale. Ato vepra dhe veprime janë vepra që vërehen dhe mendoj se edhe numri i dëshmive dhe provave që duhet të nxirren është shumë i qartë, është minimal dhe nuk ka prova që mund të jenë të kontestueshme që të formohet lënda dhe të kërkohet përgjegjësia penale", deklaroi Osman Kadriu, ekspert juridik.
Edhe pse moszbatimi i gjuhës shqipe si vepër është e sanksionuar me kodin penal deri më tani nuk është ngritur asnjë procedurë dhe nuk është kërkuar përgjegjësi penale për këtë vepër. Gjyltene Rexhallari