Ish të përndjekurit apel qeverisë: Po vdesim përditë, na jepni atë që na takon.flv

Report TV 2015-08-21

Views 1

Ish i përndjekuri politik Shpëtim Karamuça, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në banesën e mikut të tij Perikli Shqevi. 74-vjeçari edhe pse ishte i sëmurë me kancer, ishte bërë pjesë e grevës së urisë që nisi me 22 shtator dhe u mbyll më 22 tetor, në çadrat e vendosura në lagjen "Komuna e Parisit". Miq shokë dhe bashkëvuajtës të cilët kanë ndarë qelinë në burgun famëkeq të Spaçit me të ndjerin Karamuça, shprehen të indinjuar për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhej miku i tyre. Ata i kanë bërë edhe njëherë apel qeverisë Shqiptare që ta konsiderojë këtë kategori shoqërore e cila ka mbetur në mëshirë të fatit.

"Ai vuajti, as lekë nuk i mori shteti e la mbas dore. Të na shikoj Sala se na ka lënë rrugëve gjithë jetën" , u shpreh Xhemal Zhuri, bashkëvuajtës në burgun e Spaçit me të ndjerin.

Kurse ish-koordinatori i grevës së urisë Skënder Tufa u shpreh se "Shpëtim Karamuça është një pishtar tjetër që rindizet dhe i bën apel çdo shqiptari që të mos flejë por të ngrejë zërin sepse Shpëtim Karamuça ndërroi jetë si pasojë e vuajtjeve në burgun e Spaçit dhe nga greva e urisë".

Share This Video


Download

  
Report form