Plot 70 përqind e të dënuarve apo të burgosurve shqiptarë vuajnë nga probleme mendore. Të dhënat shqetësuese janë publikuar në një raport të hartuar në vitin 2011 gjatë një monitorimi në gjithë qendrat Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shqipëri (IEVP), Kjo situatë që ka sjellë domosdoshmërinë e përmirësimit të kushteve të trajtimit të tyre, sidomos në pjesën e kujdesit mjekësor dhe atë psikologjik. Shërbimi i ri do t'i vijë më afër edhe të gjithë qytetarëve të tjerë, duke u shtrirë nëpër rrethe. Raporti i monitorimit në burgje sjell në vëmendje vështirësitë shëndetësore mendore për shkak të mbipopullimit të burgjeve dhe hapësirave të vogla të paajrosura mirë. Drejtoresha Ekskluzive e Institutit Europian të Tiranës Marta Onorato tha se "Projekti ka siguruar trajnim për rreth 100 punonjës të stafit të Burgjeve.
(ad.ti/shqiptarja.com)