Vanesa Bajraliu, nxënëse në shkollën Sandy Hook rrëfen frikën dhe tmerrin e përjetuar gjatë sulmit me vrasje në shkollë. Ajo rrëfen: "Isha në leksionin e artit,dëgjuam rreth 20 të shtëna, mësuesja na mbylli derën. Pastaj shkuam në zyrën e saj dhe kërkoi që të njoftohet policia. Dëgjonim të shtëna, Pashë një polic- shumë polic në korridorin e shkollës me armë. Na morën dhe na nxorrën përjashta. Na thanë të mbanin njëri tjetrin për dore dhe të mbyllnim sytë. I hapëm vetëm kur ishim jashtë. Isha e frikësuar, të gjithë dridheshim." (ad.ti/shqiptarja.com)