'Buxheti 2013' përplas VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Akuza dhe kundër akuza rreth funksionimit të Komisionit për financim dhe buxhet. VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-në për bllokim të Komisionit dhe se me këtë, po vendos në rrezik miratimin e projekt/buxhetit për vitin 2013. VMRO kërkoi që Komisioni për financa dhe buxhet të punojë pa ndërprerë madje edhe gjatë fundjavës.

"Për ne është e pakuptueshme se si LSDM-ja merr guximin që të luaj me fatin e mijëra qytetarëve. Kemi qenë dëshmitarë të shumë bllokadave të LSDM-së në periudhën e kaluar, por kjo është për herë të parë që të bllokohet buxheti dhe politikat e ndërlidhura me buxhetin...Ka disa çështje me të cilat nuk duhet të bëhet politikë, ka tema të cilat nuk duhet të keqpërdoren vetëm për shkak të asaj se disa njerëz të LSDM-së kanë vendosur nga kjo të bëjnë përfitime të vogla politike", tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë kreu i Komisionit për financim dhe buxhet Marjanço Nikolov, pyeti Nikolovskin se çfarë nënkupton me bllokadë kur Komisioni punon vazhdimisht. Ndërkohë, ai u shprehë se ajo që ndodhë jashtë Komisionit është pjesë e luftës politike.

"Edhe në këtë moment Komisioni punon normalisht, është e vështirë të flitet për dinamikën... pajtohem se ka shumë amendamente dhe se ka debat. Por akuzat se komisioni është i bllokuar, ai që jep deklaratë të tilla do ta kisha lutur të sqarojë se çfarë nënkupton me bllokada. Mos ndoshta debatin në Komision e quan bllokadë. Deputetët që kanë shtruar amendamente janë nga LSDM-ja, nga partia e Izet Zeqirit dhe nga PDSH-ja. Kush mund t'ua ndaloj të drejtën deputetëve që të parashtrojnë dhe të mbrojnë amendamentet e tyre", tha Marjanço Nikollov, kryetar i komisionit për financim dhe buxhet.

P/buxheti rrezikon të miratohet në fund të vitit, siç është parashikuar, në seancën e fundit të kuvendit më 24 dhjetor. Sipas rregullores për punë të kuvendit nevojiten 5 ditë pune për shqyrtimin dhe miratimin e draftit. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form