Gjatë ditëve të fundit temperaturat nën zero kanë mbërthyer Evropën, të cilat janë më të ulta se mesatarja e stinës. Evropa do të vazhdojë të jetë në ndikimin e fronteve të ftohta nga Rusia dhe Siberia. Stuhitë dhe reshjet e dëborës kanë bllokuar aeroportet dhe akse rrugore. Ka njoftime për viktima në disa vende.
Në Evropën verilindore janë shënuar nivelet më të larta të reshjeve të borës të regjistruara ndonjëherë. Në Repubblikën Ceke temperaturat u ulën në minus 27 gradë Celsius.
(ad.ti/shqiptarja.com)