Shqiptarët në Veles të padëshirueshëm

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Shqiptarët janë të padëshiruar në qytetin e Velesit. Familja tetë anëtare Ahmedi, që jeton në Veles, përballet me maltretime, fyerje dhe kërcime për jetën e tyre nga fqinjët e tij. Kryefamiljari Musli Ahmedi tha për ALSAT M se ata për çdo ditë fyejnë siç shprehet nënën shqiptare, bërtasin 'dhoma gazi për shqiptarët' e kërcënohen se do t'i presin e t'i djegin me benzinë. Në maj të këtij viti dy fqinjët e parë duke shfrytëzuar mungesën time thotë Ahmedi kishin tentuar të hyjnë në shtëpi për ti sulmuar fëmijët. Gjithë këtë skenë njëri prej fëmijëve ka arritur edhe ta fotografojë. Musli Ahmedi tha se për këtë problem i ka njoftuar policinë, por sipas tij ligji në Veles nuk vlen për të gjithë njësoj, ndërsa policia, edhe pse i njeh sulmuesit, i mbron ata dhe nuk merr masa ndaj tyre.

"Zoran Spirka dhe Krste Brzakov thonë do tu vrasim, do tu presim, shqiptarët nuk na duhen këtu, shqiptarët na kanë ardhur në shtëpi. Sa i ka të drejtat ai si maqedonas edhe unë dua ti kem ato të drejta si shqiptarë. Vijnë policia thotë mbylle derën mos dil përjashta, ku të shkoj unë, vetëm me vdes me bo varrin me hy gjallë në varr, me çka me i rrit unë 8 anëtarë, nuk shkon në punë askush. Meta mbyll besoni s'kam ku të dal, unë të dal ti lë fëmijët nuk mundem, ose gruaja do të shkojë të bëjë Pazar, ose unë, njëri duhet me mbet në shtëpi, fëmijët nuk mund të rrinë vetëm. Policia thotë nuk kanë fug asgjë as bombë asgjë, kur të fugin diçka atëherë e shohim, ku është ai ligj, vetëm në Veles? Nëse më vdes ndonjë fëmijë mua? Ata i mban shteti edhe bëjnë kështu, se mos ti mbaje shteti nuk bëjnë asgjë", u shpreh Musli Ahmedi, banor i Velesit.

Ai tha se disa herë ka qenë edhe në polici për të ngritur padi ndaj fqinjëve të tyre, por nga atje e kanë dërguar në gjyq, ndërsa gjyqi në polici, e kështu familja Ahmeti ka bredh labirinteve të institucioneve të cilat assesi ti dalin në ndihmë.

"Nuk ka asnjë ditë që ai nuk shan nënën shqiptare edhe me bërtit 'Smrt za Shiptari', 'Gasna Komora', ku është ky ligj, e lëshon atë këngën 'Smrt za shiptari', hajde kënga nuk më intereson, por beso se deri këtu më ka ardhur, a më besoni. Ata i mbajnë policia dhe kanë krah, unë nuk kam asnjë krah, erdh shqiptari, polic shqiptari thotë mos shaj gjakun shqiptar se unë jam shqiptar, i thotë 'Shto me boli', paramendo policit shqiptar i thotë. Përse fëmijët e mi të jetojnë jetën me trauma, për çka? Mos të flenë fëmijët natën, nuk është gjynah për këtë fëmijë të vijnë 2 të natës të bërtasin ata uaa shqiptari, ku e kanë ata atë të drejtë?", u shpreh Musli Ahmedi, banor i Velesit.

Familja tetë anëtarëshe Ahmedi jeton e ngujuar në Veles. Musli Ahmeti kërkon të respektohet ligji, kërkon ndihmë nga institucionet që ti sigurojnë jetën atij dhe anëtarëve tjerë të familjes. Ai tha se për këtë rast janë të njoftuar edhe partitë politike shqiptare, por deri tani askush nga to nuk është marrë me këtë familje. Shkëlzen Aqifi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS