Tetovë, Shtëpia e Kulturës mbetet pa ngrohje

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Mungesa e ngrohjes bllokon punën e Shtëpisë së Kulturës në Tetovë. Edhe pse ky muaj parashikon aktivitetet të shumta, provat dhe aktivitetet e saj do të realizohen në të ftohtë, për shkak të mungesës së naftës.

"Është e vërtetë kjo, para ca ditësh përfundoi projekti i nxehjes, u bënë provat dhe gjithçka është në rregull. Është e vërtetë se kemi shumë aktivitete dhe sipas të gjitha gjasave do realizohen të gjitha, në bazë të bisedave që zhvilluam me ministrinë pritet gjatë javës së ardhshme të kemi edhe naftë dhe presim të tejkalohet ky si problem që të mundë ti realizojmë të gjitha projektet e parapara për muajin e dymbëdhjetë", deklaroi Haki Fazliu, drejtor i Shtëpisë së Kulturës, Tetovë.

Nëse nafta nuk vjen për javën tjetër, siç është paralajmëruar nga ministria e Kulturës, mbetet që puna të bllokohet. Drejtori i shtëpisë së Kulturës, bën apel në respektimin e kontratës për furnizimin me lëndë ngrohjeje, ose palët të mbajnë përgjegjësinë e çdo vonese.

"Nëse do ndodh mos-furnizimi, por unë ju them që do ndodh, sepse është një marrëveshje që duhet ti rinë pas, sepse pastaj do merremi me pasojat sepse ne si institucion kemi të nënshkruara kontrata ku parashihen edhe dëmshpërblimet e palëve të dëmtuara dhe ajo shumë është shumë më e madhe se sa mjetet e nevojshme të furnizimit me naftë", deklaroi Haki Fazliu, drejtor i Shtëpisë së Kulturës Tetovë.

Siç mëson ALSAT, me mungesën e naftës përballen edhe institucione të tjera, siç është Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe disa shkolla fillore dhe të mesme. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form