Tiranë, vetëm 0.2 për qind e popullatës janë maqedonas

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Vetëm 0.2 e popullatës në Shqipëri, është maqedonase. Kështu tregohet nga të dhënat më të fundit të regjistrimit në Shqipëri, të siguruara nga instituti i Statistikave. INSTAT përfunduar përpunimin e të dhënave, dhe pritet që t'i publikojë ato zyrtarisht më datën 13 dhjetor. Regjistrimi është bazuar në dy aspektet kryesore, atë të kombësisë dhe atë besimit fetar. Për kombësinë, përgjigje kanë dhënë 83 % e popullatës, pasi 14.7 % e tyre nuk kanë dhënë përgjigje. Megjithatë, rezultatet tregojnë se numri i pakicës maqedonase në Shqipëri, nuk ishte ai që pretendohet nga autoritetet në Maqedoni. Vetëm .02 % janë maqedonas, ndërsa 0,87 % janë të minoritetit grek.

Kombësia:
Shqiptarë 83%
Grekë 0.87%
Romë 0.3%
Aromunë 0.3%
Maqedonas 0.2%
Egjiptianë 0.12%
Malazezë 0.01%
Të tjerë 0.1%

Nuk u përgjigjën 14.07%

Ndërkaq, debate kanë ndezur edhe të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve. Sipas tyre, 57.12% janë deklaruar si myslimanë, 10.11% katolikë, ndërsa 6.8% ortodoksë. Edhe këto rezultate kanë hapur debate, pasi numri i ortodoksve ka dalë shumë i ulët, madje, më i ulët edhe nga i katolikëve.

Feja:
Myslimanë 57.12%
Katolikë 10.11%
Ortodoksë 6.8%
Bektashinj 2.11%
Evangjelistë 0.11%
Të krishterë të tjerë 0.1%
Ateistë 2.52%
Besimtarë të pa karakterizuar 5.53%
Besime të ndryshme 0.2%

Nuk u përgjigjën 13.89%

Në të dy aspektet e regjistrimit, thuajse 14 % e shqiptarëve kanë refuzuar të përgjigjen si për kombësinë ashtu edhe për besimin fetar. Sipas INSTAT-it, popullsia e Shqipërisë është 2.831.741 banorë, ndërkohë që numri i popullsisë nga regjistrimi i vitit 2001 ka qenë më i madh, 3 069 275, një ulje prej 7.7% në 10 vitet e fundit, për arsye të emigrimit dhe rënies së natalitetit. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form