Besimi: Nuk është bërë sa duhet për kultivimin e raporteve të mira ndëretnike

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Marrëdhëniet e brishta ndëretnike vijnë si rezultat i asaj se në këtë fushë nuk është punuar sa duhet. Në këtë drejtim duhet të jemi vet-kritik dhe fajin ta kërkojmë mes nesh dhe askund tjetër. Kështu u shpreh ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë duke komentuar raportet e tensionuara ndëretnike në vend.

"Këtu ndonjëherë duhet të jemi edhe autokritik. Do të thotë se nuk është punuar mjaftë, tani flas jo për periudha politike por në përgjithësi për marrëdhëniet ndëretnike. Gjegjësisht duhet të punojmë edhe më tepër rreth marrëdhënieve ndëretnike, kjo paraqet vetëm një sinjal se Maqedonia ka ende punë për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Megjithatë kjo rrugë duhet të kalohet dhe Republika e Maqedonisë të përballet me të gjitha sfidat që, dhe të ecë rrugës së qartë, rrugës për në BE dhe NATO", deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes.

Megjithatë sipas Besimit është me rëndësi që të ruhet paqja dhe stabiliteti. Ai thotë se bazë e mirë për marrëdhënie të shëndosha ndëretnike është koncepti i Marrëveshjes së Ohrit.

"Sa i përket gjendjes unë do thoja se është shumë me rëndësi që të ruhet paqja dhe stabiliteti, të menaxhohet në mënyrë adekuate, të arrihet niveli i qëndrueshëm, kjo mund të realizohet përmes krijimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike që është edhe bazë e Marrëveshjes së Ohrit. E rëndësishme është që të ketë marrëdhënie të mira ndëretnike, kjo është edhe pjesë e kushtetutës sonë, do të thotë marrëdhënie të mira ndëretnike përmes respektimit të ndërsjellë dhe ndërtimit të besimit mes bashkësive në RM. Ky është motori kryesorë i stabilitetit të shoqërisë sonë, e me këtë edhe baza të shëndosha për zhvillim, mendoj se Maqedonia ka kapacitet që këtë ta arrijë", u shpreh Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes.

Sipas Besimit komponenta e integrimit euro-atlantik garanton bashkëjetese, paqe, liri dhe zhvillim për të gjithë në rajon, a në rastin konkret edhe për RM-në ku të gjitha bashkësitë etnike do të mund ti shprehin identitetet e tyre dhe nga ana tjetër ta promovojnë edhe identitetin e tyre të përbashkët shtetëror. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS