Bujqësi, edhe dy ditë kushte të mira për mbjellje

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Thatësira përveç që anuloi të mbjellat vjeshtore, ka shkaktuar edhe zhvillimin e sëmundjeve tek kulturat e drithërave. Ekspertët nga fakulteti i bujqësisë alarmojnë se insekti "Zabrus Tenebroides", ngadalë ka filluar t'i shkatërrojë kulturat e mbjella të drithit. Profesori Dane Boshevski, i fton të gjithë ato që kanë mbjellë grurë, të jenë të kujdesshëm dhe me kohë t'i mbrojnë të mbjellat, e me këtë të sigurojnë rendiment më të madh të grurit në verë.

"Zabrus Tenebroides", ky është një ndër insektet ekonomik më të këqij. Ditët e ngrohta dhe lagështia e keqe, atij i mundësojnë ta shkatërrojë grurin e mbirë, ndryshe, mund të ndodhë që të ketë shkatërrime katastrofale . Veçanërisht është e rëndësishme, se paralajmëruan edhe borë. Nën shtresën e borës ne nuk e shohim zabrusin se si vepron ai, kështu që në pranverë me shkrirjen e borës, mund të shohim fusha të zbrazëta", deklaroi Dane Boshev, profesor universitar.

Përveç këtij insekti, rritja e grurit pamundësohet edhe nga sasia e vogël e ujit në shtresat më të thella të tokës. Nëse nuk ka të reshura të mjaftueshme dhe nëse toka nuk thith lagështi të mjaftueshme, vështirë se të mbjellat vjeshtore do të arrijnë rezultatin e duhur

"Për këtë periudhë edhe lagështia është solide, por për mbirje të suksesshme dhe kalimin e mirë të dimrit, nevojitet lagështi në shtresat më të thella të tokës. Kjo do të thotë se në 40 cm kemi ndërprerje të lagështisë në brendi dhe lagështisë së sipërfaqes, e kjo do të thotë se nuk ka furnizim me ujë në shtresat e thella e që nga ana tjetër, nuk na jep garanci për kalimin e suksesshëm të dimrit", tha Angelko Angelkovski, agro-meteorolog .

Ekspertët apelojnë që bujqit të përmbyllin mbjelljen vjeshtore dhe paralajmërojnë se 2-3 ditët në vijim do të jenë ditë të fundit të volitshme kur do mund të mbjellën kulturat vjeshtore. Nga e mërkura priten reshje të shiut në tërë vendin, ndërsa nga java e ardhshme do të ketë rënie drastike të temperaturave. Verica Pavlloska

Share This Video


Download

  
Report form