Disa familje të komunitetit rom që u lanë të pastrehë nga bashkia e Tiranës, që prej shkurti, protestuan sot para ministrisë së Punëve dhe Çështjeve Sociale, kundër ministrit Spiro Ksera se nuk mbajti premtimin e dhënë për strehimin e tyre. Teksa protestuesit hidhnin thirrje kundër ministrit, gazetaria e televizionit A1Report, Gentiana Haxhiu nuk është lejuar nga policia e rendit, e vendosur pranë ambienteve ku po zhvillohej protesta, për të paraqitur ngjarjen.
(ad.ti/shqiptarja.com)