Prindërit që fëmijët ju mësojnë në shkollën fillore "Vasil Glavinov", në komunën e Çair kanë frikë për sigurinë e fëmijëve të tyre. Për shkollën e cila gjendet për në "Xhon Kenedi" prindërit thonë se as vet rruga nuk është e sigurt, sepse nuk ka sinjalizimin e duhur se në atë vend gjendet shkollë. Vozitet shpejt dhe janë lënduar disa fëmijë.
"Kjo është një nga rrugët, ndoshta më të frekuentura, shumë rrezik për të kaluar, dje kishte një rast, para tre javësh kishte një rast tjetër ku u shtypën dy fëmijë. Besoj se duhet të ndërrmeret diçka para se të humbë jetën ndonjë fëmijë. Mendoj që është përgjegjësia e jonë, e organeve kompetente që të ndërmerret diçka në këtë drejtim".
"Nuk marr vesh dhe aq shumë, por kur bëhet fjalë për fëmijë duhet sinjal...ku shkruan se këtu ka shkollë, se sa respektohet kjo nuk e di".
"Se sa është e sigurt e dimë ne prindërit. Vrapojmë që t'i marrim, fare nuk është e sigurt. Ne kalojmë në pjesën për këmbësore, kurse veturat për pak sa nuk na shkelin. Nuk ndalen por na afrohen për të na goditur".
Drejtori i shkollës thotë se çdo vit kanë dërguar kërkesë deri tek qyteti i Shkupit për vendosjen e barrierave, por se askush nuk e ka marrë seriozisht kërkesën e tyre.
"Nga qyteti i Shkupit me kërkesë me shkrim kërkuam që të vendosen barriera në rrugë, mirëpo deri tani nuk kemi asnjë përgjigje. Se a mund të zgjidhet në atë mënyrë, morëm përgjigje se në rrugët kryesore nuk vendosen barriera, prandaj deri më tani nuk janë vendosur", deklaroi Zoran Dimitrieviq Sh .F. "Vasil Gllavinov".
Përgjigje të ngjashme morëm edhe nga sektori për shërbime publike të qytetit të Shkupit. Nga atje na thanë se janë vendosur sinjalizime, por të njëjtat janë hequr. Nuk mund të vendosin barriera në rrugë sepse është rrugë kryesore, ndërsa në planin urbanistik nuk parashihet të ketë semafor. Kontaktuam edhe policinë e qytetit, ku na deklaruan se në atë rrugë rregullisht ka patrulla dhe nëse dikush ka vozitur jashtë rregullave të trafikut menjëherë gjobitet. Bojana Simonoviq