Tribunë, veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës uli së bashku në Shkup, nipin e tij Mehmet Prishtina dhe nipin e mbretit zog, Princin Leka. Historia tregon se familjet e tyre nuk kanë shkuar mirë, madje vrasja e Hasan Prishtinës besohet se erdhi për shkak të ambicieve të mbretit Zog për të mbajtur pushtetin. Sot, Princi Leka dhe Mehmet Prishtina qëndruan pranë e pranë, në një sinjal të pajtimit. Por, konferenca shkencore e sotme, nxori në pah jo vetëm vizionin e Hasan Prishtinës, por edhe gjetjen e unitetit tek fqinjët maqedonas për heqjen e zgjedhës pushtuese.
"Ai dinte të ngritët mbi inatet dhe egon personale edhe pse gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike kishte qenë në pozicione të kundërta me Ahmet Zogun. Edhe pse ai e pati dënuar 3 herë me vdekje, biri i Kosovës kur vlerësoi se politika e jashtme e Mbretit Zog filloi të largohej nga Beogradi dhe të afrohet me Romën u tregua i gatshëm të afrohet dhe të bashkëpunojë edhe me armikun e tij personal i cili përveç të tjerash ia kishte vrarë dy bashkëpunëtorë dhe shokët më të mirë, Luigj Gurakuqin dhe Bajram Currin. Vlen të përmenden kontaktet dhe përpjekjet për të koordinuar aktivitetet me veprimtarët maqedonas të cilët po ashtu luftonin për lirinë e popullit të vet. Shembulli i Hasan Prishtinës mundet dhe duhet të thyej paragjykimet që mund të ekzistojnë dhe të vërtetojë edhe njëherë se dy bashkësitë më të mëdha etnike në Maqedoni çdoherë që janë përballur me ndonjë të keqe të madhe kanë ditur të jenë krahë për krahë dhe të ndihmohen mes vet", deklaroi Ali Ahmeti -- kryetar i BDI-së.
Akademiku Alajdin Abazi dhe kolegu i tij nga Shqipëria, Beqir Metaj vlerësuan lartë figurën e Hasan Prishtinës duke e quajtur atë edhe si arkitekt të formimit të shtetit shqiptar.
"Ai nuk hyri në politikë për të bërë emër, refuzoi shumë poste ministrore në Perandorinë Osmane dhe përfitime materiale që i ofronte Serbia vetëm e vetëm që hiqte dorë nga Lëvizja Kombëtare. Në vend të kolltukut dhe pasurisë në Perandorinë Osmane, unë zgjodha malet e Kosovës dhe Shqipërisë, -thoshte Hasan Prishtina", u shpreh Alajdin Abazi -- akademik.
"Hasan Prishtina ishte pararendësi dhe arkitekti i parë i shtetësisë shqiptare, një shtetësi e shqiptarëve në territoret e tyre etnike, pra në 4 vilajete, një shtetësi që sigurisht do të vendoste edhe ekuilibrin në Ballkan, prandaj Hasan Prishtina ka qenë një nga njerëzit që nëse mund të thuhet ishte promotori i lirisë në Ballkan edhe për kombet e tjera, pasi asnjë komb që shtyp nuk mund të gëzojë lirinë e vetë në kurriz të kombeve të tjera.", u shpreh Beqir Metaj -- akademik nga Shqipëria.
Akademikët dhe folësit e tjerë në këtë konferencë, numëruan mundësitë e reja të shqiptarëve. Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi tha se shqiptarët duhet ta gjejnë së pari integrimin, mes vete.
"Nuk mund të ketë një proces të mirfillt të integrimeve rajonale dhe evropiane nëse një proces i tillë nuk ndodh më herët, apo njëkohësisht brenda shqiptarëve. Nuk mund të ketë një proces të mirëfilltë të Tira...

Share This Video


Download

  
Report form