Oregon, prezantohet kungulli gjigant!

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Në shtetin federal të Oregonit, në SHBA, bujqit akoma nuk mund ta besojnë që në tokat e tyre mund të dalë një kungull 805 kg. Në kuadër të garës për kungullin më të madh, bashkëqytetari i tyre Ted Star ka vendosur këtë vit, një rekord të jashtëzakonshëm. Ky rajon njihet për prodhim marramendës kungujsh, por kungulli i këtij viti është 32 kilogram më i rëndë se ai i vitit të kaluar. Disa prej pjesëmarrësve zbulojnë një pjesë të fshehtësive, se si të rritet një kungull gjigant.
"Mendoj se më e rëndësishme, është përbërja e tokës. Që të kemi tokë të mirë duhet të jepen shumë para për analiza biokimike që vërtetojnë se me çfarë duhet të pasurohen toka", u shpreh Rob Globus, bujk.
"Sipas meje, puna më e rëndësishme është tek përzgjedhja e farës së duhur", theksoi Ted Star, bujk, fitues i çmimit.
Sipas fituesit të garës, nevojat për vaditjen e një kungulli të tillë janë rreth gjysmë toni ujë në ditë. Bujku nga Oregoni, i cili deri tani fiton për të dytën herë me radhë në këtë garë, ka marrë një shpërblim prej 10 600 dollarësh, shumë të cilën do ta shfrytëzojë për një shëtitje me familjen e tij, në Diznilend.
Por, kungulli i Ted Starit nuk është më i madhi. Në nivel të SHBA-së por edhe të botës, është kungulli që u prezantua javën e kaluar në panairin e bujqësisë në Masaçusets. Kungulli peshonte 911 kilogram. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form