TIRANE - Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi aktin normativ përmes të cilit Qeveria i heq pushtetit vendor një pjesë të fondeve për të shlyer detyrimet që ujësjellësit kanë ndaj kompanisë CEZ. Bëhet fjalë për fondin e transfertave të pakushtëzuara për të cilat ligji shqiptar i njeh pushtetin vendor autonomi të plotë në mënyrën e shpenzimit.
(ad.ti/shqiptarja.com)