Rreth orës 10:30 ish të burgosur politikë (siç kishin paralajmëruar) u mblodhën para kryesisë së Kuvendit për të protestuar. Të indinjuar dhe nga akti tronditës i ndërmarrë nga Gjergj Ndreca, ata fajësuan qeverinë dhe Berishën. Protestuesit të mbështetur dhe nga përfaqësues të sindikatave të minatorëve, sindikatave të tjera e ish të përndjekurve politikë thërrisnin "Saliu kriminel, Ndreca hero, Gjergj Ndrecën e dogji Saliu". "Por, çfarë kërkonte ky Kryeministër kriminel. Gjergj Ndrecën e dogji edhe indiferenca jonë. Nëse në këto 22 vjet do ishim në këmbë nuk do ishim këtu" - thoshte një i burgosur në megafon. Ndërsa thërrisnin "Saliu kriminel, Ndreca hero, Gjergj Ndrecën e dogji Saliu".
Kryetari i shoqatës së të burgosurve politikë u bëri apel qytetarëve t'i bashkohen protestës së tyre cdo të hënë tek kryesia dhe cdo të enjte jashtë tek parlamenti dhe paralajmëroi se "Grevën të mos të bëjë gabim ta prekë njeri me dorë".