Maqedonia në prag të zgjedhjeve të parakohshme?!

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

LSDM-ja opozitare është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare kurdo që të mbahen ato, megjithatë lideri i saj Branko Cërvenkovski paralajmëroi se në rast se në zgjedhje shkohet pa ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe pa pastrim të listës zgjedhore, atëherë Gruesvki planifikon falsifikim të zgjedhjeve dhe qeveria e dalë nga ato, nuk do të ketë legjitimitetin e opozitës.
"Mund të them se LSDM-ja është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare në cilindo moment. Në momentin kur do të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe do të pastrohet lista zgjedhore, menjëherë në të njëjtën ditë le të shpërndahet parlamenti dhe mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare", deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Ndërkohë i pyetur se në në rast se nuk kryhen këto ndryshime? Cërvenkovski me përgjigje.
"Në rast se nuk kryhen këto ndryshme, do të thotë Gruevski dëshiron të falsifikojë zgjedhjet. Në zgjedhjet që synon të falsifikojë Gruevski, legjitimitet nuk do të japim, dhe madje, jo vetëm ne nga LSDM-ja, por asnjë parti politike opozitare përfaqësuese në parlament", u përgjigj Cërvenkovski.
Cërvenkovski njoftoi dorëzimin në Kuvend, nga grupi parlamentar i LSDM-së, të nismës për votëbesim të qeverisë, e cila sipas kushtetutës dhe afateve të theksuara, duhet të mbahet më së voni të premten. Ndërkohë, duke komentuar zërat për një nismë të ngjashme edhe nga ana e qeverisë, ai u shpreh se kjo është thjesht një tentativë për shmangie nga ballafaqimi me kritikat e argumentuara të opozitës.
"Lidhur me qëllimet tona, kjo nuk ndryshon absolutisht asgjë, sepse këtë edhe deshëm të arrinim. Në skenë publike deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së të votojnë besimin e qeverisë dhe në këtë mënyrë të zbardhet dhe të demaskoj këtë kaos që e bëjnë prej dy muajsh. Do të tregohet dhe dëshmohet se bëhet fjalë për marrëveshje për krizë me pasoja të rënda për Maqedoninë. Dallimi i vetëm në atë rast, do të ishte shmangia e debatit në Kuvend, dhe ajo do të nënkuptonte se Gruevski i shmanget ballafaqimit me kritikat e argumentuara që do t'i drejtoj opozita", theksoi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Këto komente Cërvenkovki i bëri pas takimit që realizoi me përfaqësuesit e frontit opozitar nga të cilët mori mbështetjen e plotë për nismën e votëbesimit të qeverisë. Gjatë takimit, u konstatua gjithashtu se partnerët e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI gjatë dy muajve të kaluar përmes një konfrontimi të paramenduar, përmes një teatri që bënë në skenën politike, rrezikuan marrëdhëniet ndëretnike dhe kredibilitetin e institucioneve të shtetit, duke u radhitur të punojnë kundër paqes dhe stabilitetit në shtet. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form