Mazhoranca dhe opozita e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për procedurat e zgjedhjes së të gjithë
anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë edhe kryetarin. Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve nënkryetari socialist Fatmir Xhafaj kërkoi seancë dëgjimore për anëtarët e KQZ-së por edhe për kandidatët për kreun e këtij institucioni. Diçka e tillë gjeti mirëkuptimin e kryetarit Ilir Rusmali dhe palët ranë dakord të nisin seancat dëgjimore që prej ditës së mërkurë sipas rënditjes në listë.
(ad.ti/shqiptarja.com)