Tetovë-USHT, dita botërore e zemrës

alsatmtv 2015-08-21

Views 8

Parlamenti studentor i USHT-së, së bashku me studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, me rastin e Ditës ndërkombëtare të Zemrës, në sheshin Iliria ka realizuar kontrolle falas për qytetarët. Kontrollet janë realizuar me moton "Kontrollo zemrën, ruaje shëndetin". Qytetarët janë shprehur se këto kontrolle janë më se të nevojshme dhe se duhet ma shpesh të organizohen. Në mesin e atyre që kryenin kontrolle ka qenë edhe deputeti i RDK-së Izet Zeqiri. Kryetari i parlamentit studentor të USHT-së, Shaban Arsllani, tha se interesimi për të bërë kontrolle falas të zemrës ka qenë në nivel. Po ashtu me rastin e ditës ndërkombëtare të zemrës, USHT-ja organizoi edhe një marsh nga rektorati.
"Interesimi i qytetarëve është jashtëzakonisht i madh, që në orët e para kur filluam prej në ora 8 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri ën ora 13 në mesditë, kanë filluar të vijnë, të bëjnë aq kontrolle falas, duke filluar me një intervistë të shkurtër, me matjen e gjatësisë dhe peshës, me matjen e shtypjes, do ët thotë me matjen e tensionit të gjakut, dhe më pastaj me matjen e glukozës, apo diabetit dhe atje kemi edhe një aparat të EKG, për ata të cilët kanë nevojë të kontrollojnë zemrën e tyre, mund lirishtë ti nënshtrohen".
"Kam plotësisht besim te kontrolli që e bëjnë këto studentë dhe ju siguroj se këta kontrolle janë të vlefshme, ky është një skenim at'hok program i cili gjithkund në botë bëhet, dhe këta studentë janë më se të përgatitur për të bërë një skrening të këtillë të shëndetit".
"Unë e shohë shumë mirë këtë. Rastësisht kalova këndej dhe thash të bëj një kontroll. I pyeta çka bëhet, më njoftuan se fakulteti i mjekësisë në Tetovë e ka organizuar...jam i lumtur që kanë arit deri në këtë nivel që në Tetovë të kemi këshilloj kontrolle". Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form