Çairi nis projektin për arsimimin e personave të rritur

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Prej sot, në Komunën e Çairit filloi realizimi i projektit për arsimimin e të rriturve ose ndryshe i njohur si shkolla e natës. Projekti ka për qëllim të ndihmojë në uljen e numrit të papunëve të të cilët në të shumtën e rasteve nuk mund të sigurojnë punë për shkak të mungesës së diplomës nga shkollimi i mesëm.
"Sot fillojmë fazën e parë për 100 kandidatë, kandidatët kanë qenë të interesuar dhe në mënyrë vullnetare bën zgjedhjen e drejtimit, për drejtim ekonomik profili tregtar dhe do të zgjasë dy vite nga gjashtë sesione. Pas përfundimit të fazës së parë, gjegjësisht gjeneratës së parë do të fillojmë edhe me fazat e tjera të projektit", tha Lindita Qazimi, drejtoresh e Qendrës për arsim të të rriturve.
"Jemi krenar po ashtu se bëjmë një punë dinjitoze dhe bëjmë një punë të shenjtë që t'ju ndihmojmë këtyre personave. Ne jemi të gatshëm dhe prej sot do të fillojmë me këto 100 kandidatë ashtu siç kemi një përvojë edhe me komunën e Haraçinës, shpresojmë vetëm në suksese dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim edhe për fazat tjera", u shpreh Shaip Zeneli, drejtor i Sh.M. "Cvetan Dimov".
Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhti premtoi se projekti do të vazhdojë derisa të gjithë banorët e interesuar të Çairit të pajisen me diploma të arsimit të mesëm.
"Kjo është vetëm fillimi sepse duhet të startojnë me diku numër 100, mirëpo interesi është shumë më i madh dhe unë shpresoj dhe jam i bindur që o të gjinden mundësitë që të vazhdohet edhe me fazat tjera derisa të përmbyllet nevoja e të rriturve në Çair për arsim të mesëm", deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.
Projekti për arsimimin e të rriturve kohë më parë përfundoi në Komunën e Haraçinës ku diploma të shkollës së mesme morën 107 kandidatë. Një projekt i tillë do të vazhdojë të realizohet edhe në Prilep. Melihate Rustemi

Share This Video


Download

  
Report form