Ish të burgosurit politikë kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme grevën e urisë (dita e tretë). Greva nisi më parë nga se ishte komunikuar nga kjo shoqatë (më 25 shtator) dhe për këtë arsye sot ata ishin të ndarë në dy kampe. Kreu i shoqatës, Tufa: Greva ka si qëllim të vërë në pah mashtrimet abuzuese e denigruese që ka bërë politika me ne.