Digjet banesa e ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të viteve 80' Luan Vukatana. Në harkun kohor të 10 ditëve kjo shtëpi e ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës është sulmuar tre herë.
Mbrëmjen e së shtunës, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur shishe me benzinë në njërën prej dhomave të banesës e cila më pas është përfshirë në flakë.