Një 25 vjeçare nga qyteti i Korçës është dhunuar nga bashkëshorti i saj e më tej është lënë për rreth 2 orë në mes të rrugës.
Romeo Babani, 28 vjeç ka rrahur bashkëshorten e tij, Esilda Elmazi orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe pas këtij veprimi e ka nxjerrë nga shtëpia duke e lënë në rrugë.
Kanë qenë punonjësit e pastrimit të cilët e kanë gjetur 25 vjeçaren rreth orës 04:00 të mëngjesit në mes të rrugës.