Dy shoqërues të presidentit të Republikës Bujar Nishani janë aksidentuar me makinë mëngjesin e sotëm në rrugën Peqin-Elbasan. Makina tip fuoristradë me targa TR 4234 K doli nga rruga në afërsi të fshatit Lolaj duke u përplasur. Nga aksidenti gjeti vdekjen drejtuesi i mjetit, Arben Zhuzhi ndërsa i plagosuri është Vilson Tabaku pasagjer.