Për shkak mos informimit, punëdhënësit dhe kontabilistët vazhdimisht i lajmërojnë dhe ç'lajmërojnë punëtorët e angazhuar me kohë të caktuar, që është një procedurë e panevojshme, sqarojnë kompetentët. Procedura ishte e thjeshtuar prej para një vit e gjysmë, kurse punëdhënësit ende shpenzojnë kohë dhe para pa nevojë për formularët për lajmërim dhe ç'lajmërim të punëtorëve të cilët vazhdojnë të punojnë në kohë të caktuar tek i njëjti punëdhënës.
"Fletëparaqitja e parë e paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social është e vlefshme gjithnjë derisa zgjat marrëdhënia e punës, përkatësisht punëdhënësi nuk paraqet flet ç'lajmërimin, përkatësisht gjatë çdo zgjatje të kontratës së punës për kohë të caktuar, atje ku nuk asnjë ditë ndërprerje të sigurimit", deklaroi Spiro Ristovski, ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
Për shkak të mungesës së informimit, punëdhënësit çdo muaj kanë shkatuar tollovi të mëdha në sportelet e Agjencisë së Punësimit dhe të Fondit për Sigurim Shëndetësor, kurse fitim nga mos-informimi i punëdhënësve kishin kontabilistët dhe avokatët të cilët i kanë këshilluar për dobinë e tyre.
"Kjo ndjehet shumë para datës një të muajit, do të thotë në fund të muajit dhe me fillimin e muajit tjetër, në Agjenci dhe në Fond krijohet tollovia e madhe, ku më shumë janë të pranishme këto lëndë që janë vazhdimisht tek i njëjti punëdhënës në të njëjtin vend të punës, vetëm që i mbushin pa nevojë formularët M1 dhe M2, pas këshillës ose të kontabilistit apo të avokatit,ë të gjithë personat e bëjnë këtë, i këshillojnë kështu sepse kanë punë", u shpreh Vlatko Popovski, drejtor i Agjencisë së Punësimit.
"I bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve dhe kontabilistëve që ta shfrytëzojnë mundësinë që aspak të mos vijnë në institucionet shtetërore pa nevojë, pasi që ne këtë informata për zgjatjen e kontratave të punës për kohë të caktuar, në vazhdimësi i marrim në mënyrë elektronike nga Agjencia e Punësimit", tha Maja Parnarxhieva, Zmejkova, drejtor i FSSH-së.
Kompetentët shpjeguan se në rastet kur marrëdhënia e punës e themeluar me kontratë për punësim për kohë të caktuar zgjatet disa herë pa ndërprerje, marrëdhënia e punës mund të vazhdohet me lidhjen e kontratës së re të punësimit ose madje të aneksit të kontratës ekzistuese. Bojana Simonoviq