Vazhdojnë përplasjet mes Sindikatës dhe Todorovit

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Sipas kryetarit të Sindikatës të qendrës klinike, Dejan Stavriq nuk ka pasur asgjë ironike dhe skandaloze në deklaratën e tij se 95 për qind e mjekëve të qendrës klinike, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike nënshkruan deklaratë se do të marrin pjesë në grevën e mjekëve në 24 shtator. Sipas tij, ministri Nikolla Todorov nuk duhet ta defokusoj vëmendjen e opinionit me deklarata të këtilla dhe se duhet të punoj në zgjidhjen e problemit me mjekët, pasi që sipas Stavriq, zgjidhja është larg dhe është gjithnjë më e sigurt se mjekët do të dalin në grevë.
"Mendoj se ministria duhet të fokusohet në kërkesat tona dhe të mendoj që të mos e defokusoj opinionin me pjesë qesharake. Të dy palët janë në qëndrimet e tyre themelore nga bisedimet e deritashme nuk kishte kurrfarë përparimi, këtë duhet ta them përkundër deklaratës se kemi qenë afër, nuk kemi qenë aspak afër marrëveshjes. Unë do të dëshiroja që të evitohet greva, por nga aspekti i tashëm kjo duhet vështirë", deklaroi Dejan Stavriq, kryetar i Sindikatës së qendrës klinike
Mjekët kërkojnë rritjen e pagave në raport me shkallët përkatëse të arsimit në profesionet e tjera në nivel republikan, të hidhet poshtë modeli i pagesës sipas kontributit në këtë formë dhe të nxirret modeli përkatës i pagesës sipas kontributit, sepse në këtë formë ka pasur diskriminim. Kërkesa e tretë e mjekëve është që profesioni i tyre të trajtohet si duhet dhe atyre t'iu drejtohen në mënyrë përkatëse.
Përpos mjekëve në qendrën klinike të Shkupit ka paralajmërim se grevën do ta mbështesin edhe spitalet në Manastir dhe Shtip si dhe mjekët e spitalit të përgjithshëm "8 Shtatori". Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form