Afro dy mijë shqiptarë u bllokuan mbrëmjen e së dielës në portin e Barit ndërsa trageti Claudia i linjës Durrës - Ankona ndryshoi destinacion pasi pësoi një avari në njërin prej dy motorëve. Fotot e ardhura në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Tv A1 Report dëshmojnë lodhjen dhe orët e vështira që iu desh pasagjerëve të kalonin në portin e Barit.