Gjeorgji, not me duar dhe këmbë të lidhura

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Ndërsa shumë njerëz zgjedhin të kënaqen në plazhe, nën rrezet e diellit, një vajzë gjeorgjiane po stërvitet intensivisht të realizojë një nga stilet e lashta gjeorgjiane, atë të të notuarit me këmbë dhe duar të lidhura. Ana Lominadze, synon të kalojnë Dardanelet me një not të tillë. Ajo është vetëm 17 vjeçare, por mjaft guximtare për të sfiduar një maratonë të tillë 5 kilometërshe, nga krahu evropian i ngushticës së Dardaneleve deri në fortesën detare në Kanakale, në pjesën aziatike të Turqisë. Lominadze tha se ishte frymëzuar për këtë iniciativë, nga trajneri i saj, profesori Henry Kuprashvili, i cili ishte njeriu i parë që e kaloi ngushticën para 10 vitesh.
"Ka shumë njerëz të cilët kanë përshkuar Dardanelet me stil të lirë noti, por, kur kuptova se kisha një shans për të krijuar një rekord të ri, dhe duke e ditur se mund ta fitoja, fillova stërvitjen. Dua të bëhem edhe gruaja e parë në votë që e përshkon ngushticën, dhe jam e vendosur ta arrijë këtë", u shpreh Ana Lominaze
Lominadze befasoi edhe miqtë e saj për këtë vendim, kur nisi stërvitjet intensive 2 vjet më parë. Edhe ata nuk e besojnë se si një vajzë, mund të kapërcejë me duar e këmbë të lidhura Dardanelet. Por 17 vjeçarja është boll kokëforte në qëllimin e saj, përkundrazi e sheh këtë maratonë si një shans për të provuar sfida të tjera.
"Nuk ka shanse që të mos e arrijë këtë garë, sepse unë gjithmonë i realizoj qëllimet që i vendos vetes. Por, edhe nëse dështoj, do të fillojë stërvitjen për një sfidë akoma më të madhe. Dua të përshkojë ngushticën e La Manshit", tha Ana Lominaze.
Trajneri i Anës, Henri Kuprashvili i cili kryeson Federatën kombëtare të notit në Gjeorgji, thotë se stili Kolkian, me duar dhe këmbë të lidhura, i ngjan lëvizjeve të delfinit. Me përshkimin e mundshëm të Dardaneleve, ai thotë se stili i lashtë gjeorgjian do të njihet në të gjithë botën. Admir Qose

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS